Një gjashtë vjetari nga fshati Vërbicë e Gjilanit ka ndërruar jetë këtë të enjte në QKUK.
Ai është lënduar dje para mesditës, siç ka njoftuar policia në rrethana të panjohura, ku është zënë nga disa dyer të metalta, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i ati i tij përmes rrjeteve sociale.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdek djali jem
Loli
Florian Matoshi”, ka shkruar ai duke njoftuar se varrimi i tij do të bëhet të premten me kohën e faljes së Namazit të Xhumasë.







