Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.
Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.
Gargan i shprehu ngushëllime Kurtit për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci. Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.
U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri theksoi se Irlanda mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.






