Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin tek tregu në Zonën Industriale, për të cilin Klan Kosova qe e para e cila raportoi nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se nuk ka të lënduar deri më tani, njofton Klan Kosova.

VIDEO

Policia sipas tij ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që mund të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

”Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

VIDEO KLIKO KETU