Ekipi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionatin e futbollit kosovar, duke pësuar 2-4 nga ekipi gjilanas, Drita, raporton Llapi.info.
Ekipi nga Podujeva e nisi mirë ndeshjen, duke realizuar gol qysh në minutën e 2’ me anë të Ahmed Januzit. Mysafirët nga Gjilani u kundërpërgjigjen menjëher duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Xhevdet Shabanit.
Ishte minuta e 39-të kur Festim Alidema shënoi për 2-1, me një gjuajtje të bukur, duke vënë mysafirët në epërsi. Dy minuta më vonë, Edon Sadriu i barazoi shifrat në 2-2, duke ndezur sfidën edhe më shumë.
Në 45 minutat e dytë, Drita ishte e pamëshirshme dhe arriti të përmbyste rezultatin. Në minutën e 69-të, Shabani realizoi edhe golin e tij të dytë, e që ishte me këmbën e tij të djathtë për 3-2.
Për të vulosur fitoren e mysafirëve u përkujdes Pirsley 78’, duke bërë që skuadra e tij të fitonte tre pikë të arta me rezultat 4-2.
Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lider me 61 pikë, gjersa Llapi gjendet në të shtatin me 33 sosh dhe vazhdon luftën për qëndrimin në elitën e futbollit kosovar./Llapi.info