Lokale - eSIMy

Ekipi nga Podujeva, KF Llapi ka shënuar fitore si mysafir i Besës në Pejë me rezultat të pastër 1-4, raporton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mirë takimin, duke realizuar dy gola për pak minuta. Fillimisht Edon Sadriu realizoi në minutën e 3’, e më pastaj Engjëll Hoti kur po zhvillohej minuta e 20’ për  t’i ngritur shifrat në 2-0.

Mysafirët nga Peja u kundërpërgjigjën menjëherë, duke ngushtuar epërsinë e nikoqirëve në 2-1 me anë Ardit Tahirit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.

Llapi dominoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 59’, Valmir Veliu realizoi nga penaltia për 1-3, kurse për rezultatin final 1-4 u përkujdes Arbnor Ramadani në minutën e 81’.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 30 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë, derisa Besa ka vetëm 7 pikë dhe matematikisht ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.

Në xhiron e radhës, Llapi e pret në “Zahir Pajaziti” Arbërinë, ndërkohë që Besa do të përballet me Feronikelin./Llapi.info