Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Avdyl Lahu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se në një shtëpi janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Rr. Avdyl Lahu, Podujevë 17.12.2020, 21:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij dhe kanë arritur të vjedhin stoli ari si dhe para te gatshme. Rasti nën hetime”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik. I njëjti është klasifikuar tek incidentet kriminale dhe është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda. Pak ditë më parë, në një shtëpi në rrugën “Fitorja”, ka ndodhur vjedhja e mbi 10 mijë eurove.

Vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info