Një vjedhje ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas PK-së, në një veturë është vjedhur një çantë krahu, në të cilën ka pasur stoli ari.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 17.12.2020, 16:33. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe nga aty kanë arritur të marrin një qante krahu në të cilën kishte ari. Rasti nën hetime”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






