Lokale - eSIMy

Ka përfunduar pa gola derbi rajonal i zhvilluar sot mes Prishtinës dhe Llapit, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërkohë që ekipi nga “Zahir Pajaziti” pati raste më të mirë shënimi, mirëpo të njëjtat s’u konkretizuan me gol.

Edhe pjesa e dytë solli disa raste për të dyja skuadrat, por që epilogu përfundimtar mbeti 0-0.

Pas këtij barazimi, Llapi tani ka pikën e parë në këtë kampionat dhe radhitet në pozitën e fundit, derisa Prishtina tani ka 5 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë./Llapi.info