Lokale - eSIMy

Tri ndeshje – tri humbje, ky është bilanci i Llapit në këtë fillim kampionati, shkruan Llapi.info.

Ekipi i Tahir Batatinës fillimisht pësoi nga Gjilani, më pastaj nga Trepça ’89 dhe së fundit nga Ballkani.

Përveç këtij rekordi të zi, Llapit i është larguar sot edhe një lojtar. Bëhet fjalë për Ersil Ymerin, i cili ka njoftuar pwr largimin nga Podujeva.

Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të K.F. Llapi. Një periudhë që do jetë gjatë në memorien time për sezonin e mirë që bëra dhe për mbështetjen maksimale që më kanë dhënë tifozët. Falënderime për stafin drejtues për presidencën e klubit, për të gjithë pjesëtarët që kam pasur mundësi të punoj në klub dhe kënaqësi që kam punuar me djem të mrekullishëm. Ultras Legjendat dhe 1932 do jeni gjithmonë në zemrën time”, ka thënë duke i uruar suksese klubit llapjan.

Kujtojmë, sot Llapi ka humbur në shtëpi nga Ballkani me rezultat 1-3, humbje kjo që thellon startin jo të mirë të ekipit nga Zahir Pajaziti./Llapi.info