Llapi ka vazhduar serinë e humbjeve në këtë kampionat të ri në futboll, derisa sot është mposhtur bindshëm nga Ballkani me rezultat 1-3, njofton Llapi.info.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me barazim 0-0, përkundër rasteve të mira që patën të dyja ekipet.
Në 45-minutëshin e dytë, mysafirët nga Theranda shënuan golin e parë kur po zhvillohej minuta e 53’ me anë të Mirlind Dakut. Ish-sulmuesi i Llapit realizoi sërish për t’i dhënë epërsinë numerike prej 0-2 në minutën e 60’.
Mysafirët s’u ndalën me kaq, derisa në minutën e 78’ realizuan edhe golin e tretë nëpërmjet Blendi Baftiut.
Krejt çka mundi të bëjë Llapi në këtë ndeshje, ishte goli i nderit i shënuar nga Arbnor Ramadani pak para përfundimit të ndeshjes.
Me këtë humbje, Llapi vazhdon t’i ketë zero edhe pas tri ndeshjeve, ndërkohë që Ballkani është lider i tabelës më 10 pikë të arkëtuara.
Në xhiron e radhës, Llapi i shkon Prishtinës, derisa Ballkani pret Drenicën./Llapi.info






