Sot zhvillohet xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, xhiro kjo që takon Llapin dhe Ballkanin, njofton Llapi.info.
Ndeshja pritet të fillojë nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”.
Ekipi i Tahir Batatinës ka nisur këtë edicion të ri në Superligë në mënyrën më të keqe, pasi në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje, derisa ende s’e ka zhvilluar ballafaqimin me Dritën.
Në anën tjetër, djelmoshat e Ismet Munishit kanë realizuar dy fitore dhe një barazim, për t’i arkëtuar kështu 7 pikët e para në kampionat.
Skuadra nga Podujeva në këtë duel hyn pas humbjes së pësuar në Mitrovicë nga Trepça ’89, ndërkohë që Ballkani barazoi me Gjilanin.
Besfort Kasumi, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Gëzim Mehmeti, do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje interesante./Llapi.info






