Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar si pasojë e një konflikti me armë zjarri në Podujevë më 31 gusht, e ku mbetën të lënduar dy persona, raporton Llapi.info.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një person tjetër në ditën që ka ndodhur ngjarja, derisa Policia ka qenë në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar.
“Podujevë 31.08.2020 – 20:17. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, rasti pa ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”./Llapi.info
Lexo edhe: Konfirmon policia, dy të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë (Foto)






