Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë përleshje janë përdorur edhe armët, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Lidhur me kërkesën tuaj të mëposhtme ju informojmë se, me datë 31.08.2020 rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna arme, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë PK.
Në lidhje me këtë incident, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info:








