Krahas prurjeve të reja, Llapi duket se po mbetet edhe pa lojtarët kryesorë, njofton Llapi.info.
Behar Maliqi dhe ekipi nga Podujeva i kanë ndarë rrugët dhe kësisoj mesfushori mbetet lojtar i lirë. Kështu ka thënë vetë Maliqi në një postim në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi. Falënderoi kryesinë, të gjithë̈ trajnerët, dhe bashkeë lojtarët. Një falënderim i veçantë̈ shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi.
Behar Maliqi ishte prezantuar si futbollist i Llapit në vitin 2018, kur ishte transferuar nga Feronikeli.
Ndërkohë që largimin nga “Zahir Pajaziti” e ka paralajmëruar edhe katër here futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella./Llapi.info





