Lokale - eSIMy

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 245 raste te reja me COVID-19, nga 468 mostra të testuara.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste.

Kosova është në ditën e 142-të të pandemisë COVID-19, dhe aktualisht janë 3.687 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 13 viktima, kështu duke shkuar totali në 249 viktima.

Numri total i rasteve pozitive deri më sot në Kosovë është 8.799 persona, ndërsa janë testuar gjithsej 37.411 mostra.