Sot zhvillohet java e fundit e edicionit 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll, javë kjo që takon Llapin dhe Vushtrrinë, raporton Llapi.info.

Skuadra e Tahir Batatinës kërkon fitoren për të përfunduar kampionatin në top-pesëshen më të mirë të këtij edicioni, ndërkohë që Vushtrria tashmë është përshëndetur nga Superliga. Ndeshja pritet të nisë më fillim nga ora 17:00 në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.

Të dy këto ekipe janë ndeshur mes vete dy herë në këtë kampionat, derisa secila skuadër ka shënuar nga një fitore si vendase.

Llapi pozicionohet në vendin e pestë të renditjes tabelare me 45 pikë, kurse Ferizaj zë vendin e fundit në tabelë me 18 pikë të grumbulluara.

Ekipi nga Podujeva në këtë ndeshje hyn pas fitores së shënuar ndaj Ferizajt, ndërkohë që Vushtrria pësoi disfatë nga Dukagjini.

Alban Shala, Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni – janë gjyqtarët e këtij takimi./Llapi.info