Lokale - eSIMy

Ka vdekur edhe personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë sot në fshatin Repë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, ai është vëllai i viktimës që mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai ishte 41 vjeçar”, ka thënë Krasniqi.

Dyshohet se dorasi ka shtënë prej shtëpisë së tij në drejtim të viktimave. Sipas raportimeve të para, vrasja e dy vëllezërve nga fqinji i tyre ka të bëjë me çështje pronësore./Llapi.info

Lexo edhe: Vritet një person e plagoset një tjetër në fshatin Repë të Podujevës