Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot rreth orës 13:00 në fshatin Repë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, Policia është duke e trajtuar rastin dhe në këto momente është në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri në këtë incident, teksa Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info






