Lokale - eSIMy

Sot zhvillohet java e 31-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll, xhiro kjo që takon Llapin dhe ekipin nga Mitrovica, Trepçën ’89, njofton Llapi.info.

Ndeshja pritet të nisë me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Llapi momentalisht pozicionohet në vendin e gjashtë të renditjes tabelare me 42 pikë, dy më pak se Feronikeli që renditet në të pestin, kurse Trepça ’89 zë vendin e nëntë me 35 pikë të grumbulluara.

Llapjanët në dy takimet e këtij edicioni kanë triumfuar përball minatorëve. Fillimisht në “Zahir Pajaziti” me rezultat 4-1 si dhe në “Riza Lushta” si mysafir me rezultat 1-2.

Edhe në këtë takim, ekipi i Tahir Batatinës kërkon fitoren për të arritur në këto javët e fundit të sigurojë të paktën top-pesëshen e më të mirëve në të këtë edicion. Në anën tjetër, minatorët kërkojnë në shtëpi pikët e plota për t’i ikur zonës së kuqe.

Ekipi nga Podujeva në këtë ndeshje hyn pas fitores së realizuar ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Trepça ’89 pësoi disfatë nga Dukagjini.

Genc Nuza, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje./Llapi.info