Lokale - eSIMy

Qytetari nga Prishtina, Petrit Bylykbashi është infektuar për të dytën herë me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se virusi i është kthyer pas tre muajsh, që ishte shëruar.

“Mbas 4 ditëve ren të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu herën e pare, direkt në mushkëri”, ka shkruar ai.


Ai thekson se pas rastit të parë nuk është ruajtur nga virusi pasi ka menduar se nuk kthehet më.

“Të jem real, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz te infektuar kam pas në shumë raste. Herën e pare fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj qe kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prap nga sot jam i vetizoluar për aq kohe sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar në fund Bylykbashi.

Bylykbashi ishte ndër personat e parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Prishtinës, në mesin e muajit prill./Telegrafi/

Ky virus i cuditshem!Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe…

Gepostet von Petrit Pjetër Bylykbashi am Freitag, 3. Juli 2020