Lokale - eSIMy

Llapi ka pësuar disfatën e dytë radhazi në Superligë, derisa sot është mposhtur nga Feronikeli me rezultat 2-1, raporton Llapi.info.

Kampionët në fuqi kaluan në epërsi qysh në minutën e 7’ të takimit, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Mevlan Zeka.

Mirëpo, epërsia e nikoqirëve s’zgjati shumë, pasi që në minutën e 19’, Ersil Ymeri realizoi për t’i barazuar shifrat (1-1).

Llapi pati mundësinë t’i ndryshoj shifrat në minutën e 24’, por katër here futbollisti më i mirë i Kosovës, Mentor Zhdrella dështoi të shënonte në portën e zbrazët, pas një gabimi në mbrojtjen e “Niklit”.

Me rezultat të barabartë (1-1), u mbyll pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, përkundër që ekipet patën disa raste shënimi.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Podujeva mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Behar Maliqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80’.

Vendasit e rikthyen sërish epërsinë në 2-1 nga penaltia me anë të Mevlan Zekës, i cili realizoi në minutën e 81’, rezultat me të cilin edhe u mbyll kryendeshja e kësaj jave.

Pas kësaj humbjeje, Llapi vazhdon t’i ketë 37 pikë në pozitën e gjashtë, tash me 6 pikë më pak se Feronikeli që zë pozitën e pestë.

Në ndeshjen e radhës, Llapi zhvillon një tjetër derbi, ku në “Zahir Pajaziti” pret Prishtinën, ndërkohë që Feronikeli do të ketë punë me Drenicën./Llapi.info