Futbollisti i talentuar, Taulant Kiçmari, 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Podujeva, njofton Llapi.info.
Futbollisti nga Podujeva luan si mesfushor defanziv te skuadra U-19 e Llapit, derisa ai është vëzhguar që moti nga trajneri Tahir Batatina.
Kiçmari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Llapin kështu do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025.
“Taulant Kiçmari më 23 shkurt ka mbushur 18 vite, është nga Podujeva, tek ekipi U19 i Llapit luan në pozitën e mesfushorit defanziv, njihet për urtësinë, mençurinë dhe për maksimumin që e jep në çdo pozitë që luan. Kiçmari është transferuar në verën e vitit 2019 nga FC Prishtina dhe kësisoji do vazhdoj të jetë pjesë e KF Llapit deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.
Llapi aktualisht radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës me 37 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Feronikeli një pozitë më lartë.
Në ndeshjen e radhës, Llapi pret të shtunën në “Zahir Pajaziti” Drenicën./Llapi.info





