Policia ka vazhduar të marrë masa për personat të cilët nuk po i respektojnë masat e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Sipas raportit të Policisë, në disa komuna të Kosovës janë arrestuar 12 persona në 8 raste të ndryshme.
Numrin më i madh i rasteve është shënuar në Prizren ku në katër raste janë arrestuar shtatë persona. Në Gjilan në tri raste janë arrestuar tre persona, ndërkaq në Prishtinë në një rast janë arrestuar dy persona.
Përmes një konference, të enjtën Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi lehtësim të masave në ditët në vijim.






