Kryetari i Nismas Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në
“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe mandatarin për Kryeministër, Avdullah Hoti kemi arritur marrëveshje për koalicion”, është shprehur Limaj, njofton Klan Kosova.
“Pas zhvillimeve të fundit që të gjithë jemi dëshmitarë Nisma beson se vendi ka nevojë për institucione legjitime të zgjedhura nga Kuvendi. Kosova në situatën që është ka nevojë për Qeveri të mandatar nga Parlamenti”.
Ai ka njoftuar se subjekti i tij do të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri në Qeverinë Hoti.
“Nisma Social Demokrate më e interesuar ka qenë si të vihet të mundësia që të gjendet zgjidhja. Sipas marrëveshjes na takojnë dy ministri dhe zëvendëskryeministri. Por kjo vjen në plan të dytë.






