Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga 225 mostra të testuara sot, vetëm 9 prej tyre kanë dalë pozitive, njofton Llapi.info.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.
Sipas ministrit Vitia, sot janë shëruar edhe 17 pacientë të prekur me COVID-19, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 249.
“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Ndërkaq, numri i të infektuarve në Kosovë tani arrin në 799 persona./Llapi.info






