Qeveria në detyrë ka shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomin e Kosovës”.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria tutje ka njoftuar se të shkarkuarit janë zëvendësuar menjëherë.
“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftim.
Elezaj e Shala janë zgjedhur anëtarë të bordit të përkohshëm më 6 mars të këtij viti, me vendim të Qeverisë.






