Lokale - eSIMy

Naser Rrustemi nga Oda e Infermierëve ka thënë në RAPORT të KTV-së se sa i përket stafit të infermierëve dhe stafit shëndetësorë, dymbëdhjetë infermierë janë të infektuar deri më tani.

Ai ka thënë kërkesat kryesore kanë qenë për masa mbrojtëse.

“Kërkesat kryesore kanë qenë që personeli shëndetësor të pajiset me masa mbrojtëse, sepse kjo është ajo çfarë i mbron nga Covid-19”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se në ndonjë vend mund të kenë ndonjë sasi më vogël, porse thekson se kanë mjaftueshëm.

“Deri në këtë moment kur po flasim të prekur në gjithë Kosovën janë 12 infermierë, 2 mami, 2 laborantë dhe dy teknikë të anestezionit. Mirëpo sa i përket përgatitje për këto masave mbrojtëse, përveç Infektivës, që ka pasur përvojë, janë trajnuar edhe infermierët se si duhet të mbrohen nga sëmundje të tilla”, ka thënë Rrustemi.

Rrustemi ka theksuar se ende kanë nevojë për infermierët, sidomos për 2-4 javët e ardhshme.