Në Emergjencën e Komunës së Podujevës sot është vrejtur numër i madh i qytetarëve të cilët kërkonin ndihmën e mjekut. Ata vuanin nga një virus i përhapur ditëve të fundit. Virusi kishte të bënte me dhimje të barkut dhe të vjellura.

Në vizitën që i bëmë Emergjencës, nuk na u lejua që të marrim foto nga brenda, por numri i qytetarëve ishte jashtëzakonisht i madh. Kushtet në të cilat ata mjekoheshin ishin të rënda.

2-3 veta e ndanin bashkarisht një shtrat ku edhe merrnin infuzione.

Mjeku kujdestar nuk deshi të prononcohej për këtë qështje, me arsyetimin se së pari duhet të merr leje nga drejtori, pastaj të prononcohet për media.

Ndërsa, një burim që nuk deshi të identifikohej tha për llapin.info se kësi gjendje është çdo ditë./llapi.info

20150217_144218