Lokale - eSIMy

Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, pacientët nuk do të kenë më nevojë për pritje, përderisa imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë, raporton KTV.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kompjuterizuar.

Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime, duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët