Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pohuar se Vajzat tona të arta Majlinda dhe Nora ia sollën edhe dy medalje Kosovës.
“Vajzat tona të arta Majlinda dhe Nora ia sollën edhe dy medalje Kosovës. Një të artë për Majlindën dhe një të argjendtë për Norën në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë. Majlinda, Nora po na bëjnë të gjithëve krenarë me sukseset e tyre. Urime Majlinda e Nora! Suksese sportistëve tanë në garat e mëtejme!”, ka shkruar Limaj në Facebook.