Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar policët që u plagosën sot gjatë aksionit në veri të vendit për të kapur policë e zyrtarë tjerë doganierë që dyshohen për krim të organizuar.
Disa policë janë plagosur pasi hasën në rezistencë nga qytetarët serbë në veri. Gjendja e tyre është stabile.
“Takova policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm dhe i përgëzova për trimërinë dhe profesionalizmin që kanë dëshmuar. U gëzova që lëndimet i kishin të lehta dhe i falënderova për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë. Duke iu uruar shërim të shpejtë theksova se as uniforma dhe as posti zyrtar nuk ka për të mbrojtur asnjë kriminel nga forca e ligjit. Të gjithë të barabartë para ligjit!” ka shkruar ai në Facebook.






