Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet.

Ai ka uruar që ky muaj të shërbejë për të gjithë që të lënë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq ta forcojnë zërin e ndërgjegjes duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri.

“Meqenëse Ramazani është muaj solidariteti e fisnikërie, iu bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i ndihmojnë aq sa munden të gjithë nevojtarët duke iu kushtuar vëmendje të veçantë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, si dhe kategorive të tjera të prekura nga lufta”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook.

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 5 mai 2019