Lokale - eSIMy

Florian Dushi, i njohur ndryshe edhe si ‘krahu’ i ish-kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka fituar garën e brendshme për kryetar të nëndegës së IX në Prishtinë.

Burime të Gazeta Blic, brenda Konventës Zgjedhore, kanë bërë të ditur se Dushi ka marrë 55 vota të delegatëve, dhe kundërkandidat kishte Mustafë Krasniqin, i cili mori 46 vota.Deri më tani janë zgjedhur disa nga kryetarët e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në Kosovë.

Po ashtu në disa raste ka pasur edhe përplasje të mëdha mes anëtarëve të LDK-së.Njëri nga to, është ajo e Bajram Gecajt, me djalin e Fatmir Sejdiut, Bardhylin.Gara më e nxehtë pritet të bëhet në momentin kur do të zgjidhet kryetari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike.