Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Hajdutët kanë arritur që të vjedhin një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante dhe se deri tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
” Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin , një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relavante”, thuhet në raport.






