Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar katër të tjera në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, katër viktimat kanë pësuar lëndime nga mjetete e forta të cilat janë përdorur nga të dyshuarit.

“Raportohet për rrahje ndërmjet disa personave në lokacionin e lartcekur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit me mjete të forta kishin sulmuar katër viktima meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.