Lokale - eSIMy

BE rrezikon të humbasë ndikimin dhe besimin tek shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Brukseli ka dështuar vazhdimisht të mbaj premtimet ose ka ngjallur shpresa të rreme.
Kështu paralajmëroi Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli në një diskutim që u mbajt më 24 prill me anëtarët e seksionit austriak të “Shoqatës të gazetarëve Evropian (AEJ) dhe anëtaret e “Shoqatës së Shtypit të Huaj në Vjenë”.

“Ne tani kemi nevojë për veprime për ta ngritur besimin”

Ukelli konsideron se vendosja e taksës 100 për qind nga qeveria e Prishtinës në nëntor mbi importet nga Serbia, është si përgjigje ndaj një numëri “provokimesh” nga ana e qeverisë së Beogradit.

“Qeveria e Serbisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e shpallur në vitin 2008, e ka penguar me sukses anëtarësimin e Kosovës në Interpol. “Ne tani kemi nevojë për veprime për ngritjen e besimit”, tha Ukelli.

Shkëmbimi territorial mes dy vendeve, i cili u diskutua me herët në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është hequr nga tavolina, sipas Ukellit. BE-ja ka shprehur rezerva, veçanërisht kancelarja gjermane Merkel, mirëpo deri më tani nuk ka dhënë ndonjë propozim alternativë.

Por pak para takimit të Berlinit, Thaçi theksoi se ai nuk është i gatshëm që të “tregtonte me territorin e Kosovës”.

Gjithnjë Thaçi dhe Vuçiq janë zotuar në Berlin se do ju kthehen përsëri dialogut. Dokumenti përfundimtar flet për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës “për rrugën e Serbisë dhe Kosovës drejt Evropës”.

Që nga takimi i Ballkanit Perëndimor nën presidencën bullgare të BE-së një vit më parë, mbizotëron “pauzimi” në politikën e zgjerimit të BE-së, veçanërisht pasi Franca u largua nga data e përmendur më parë e vitit 2025 për pranimin e anëtarëve të rinj.

“Silicon Valley i Ballkanit”

Ukelli theksoi se Kosova ka një rritje të lartë ekonomike prej katër për qind dhe shpresë për investitorët të huaj. Aktualisht ka shumë biznese të reja në sektorin e IT. “Ne shpresojmë që Kosova do të bëhet Silicon Valley i Ballkanit”, tha Ukelli, duke shtuar se mbrojtja e investitorëve të huaja nga gjykatat e arbitrazhit vazhdimisht po përmirësohet. Pesë vendet të BE-së Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovën, mirëpo tani ka lëvizje pozitive në Greqi dhe në Sllovaki.

Në fund të qershorit në Kosovë festohet 20 vjetori i “çlirimit të Kosovës”.