Lokale - eSIMy

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike.
Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Komunikimeve të presidentit turk, thuhet se të dy liderët krahas çështjeve dypalëshe i bënë një vlerësim zhvillimeve të fundit në Libi, ndërsa konfirmuan mbështetjen e tyre për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi.

Erdogan dhe Putin u dakorduan për të vazhduar me bashkëpunimin të ngushtë për gjetjen e një zgjidhje për krizën në Siri në kuadër të procesit të Astanës.