Siç është paralajmëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur protestën kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Aktivistë të shumtë të kësaj Lëvizjeje janë mbledhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ku më pas do të vazhdojnë te objekti i Prokurorisë.
Në mesin e protestuesve janë parë deputetë dhe udhëheqës të Vetëvendosjes.
“Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike”, njoftohej dje nga partia opozitare e Kosovës.
Sipas tyre, në Kosovën nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. “Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”.






