Lokale - eSIMy

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vendosur lule para bustit të heroit Shkelzen Haradinaj në 20 vjetorin e rënies së tij.

“Në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të kombit që dhanë jetën në altarin e lirisë, në mbrojtje të civilëve, 20 vite më parë. Të prirë nga Heroi i Kombit, Shkëlzen Haradinaj, dëshmorët e rënë u bënë gardian të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Rrugën e nisur nga UÇK-ja, do ta ruajmë dhe shtyjmë përpara edhe më tutje, për një Kosovë të pacenuar e të fortë për brezat e ardhshëm”.