Autoritetet franceze kanë ashpërsuar masat e sigurisë në afërsi të qendrave fetare të vendit, pasi që sulmet vdekjeprurëse në dy xhami të Zelandës së Re lanë të vdekur së paku 49 persona, ka njoftuar ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, transmeton Koha Ditore.
“Patrullat policore do të vendosen përreth lokacioneve fetare”, ka thënë Castaner, në llogarinë e tij në “Twitter”. Së paku një sulmues ka vrarë të premten 49 persona dhe ka lënduar më shumë se 20 të tjerë gjatë lutjeve të së premtes në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, në një akt që është klasifikuar si terrorizëm prej anës së kryeministres zelandeze, Jacinda Ardern.
Autoritetet franceze i ndërmorën këto masa pasi që janë vendi i Evropës Perëndimore me komunitetin të numër mysliman dhe meqë ka qenë cak i dy sulme të përgjakshme nga militantët islamikë në vitet 2015 dhe 2016.






