Lokale - eSIMy

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë, raportojnë mediat nga Maqedonia.

Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilanci mund të jetë edhe më i madh.

Ndërkaq personat e lënduar, për të cilët raportohen se janë mbi 20 në numër, po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.