Pa dhënë emër apo detaje të tjera, Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Prishtinë është zhdukur qe dy ditë.
Sipas raportit policor, të hënën ankuesi ka raportuar në polici se një ditë më herët djali i tij i mitur kishte dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti është raportuar në rrugën e “Llapit” në kryeqytet.






