Në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë trupi i pajetë i viktimës femër.
Viktima nga fshati Mazrek ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë.
Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






