Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, do të nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve.
Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Firmosja e kësaj ujdie do të bëhet nga ministri i brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe homologu i tij nga Maqedonia, Oliver Spasovski.






