Së paku 170 njerëz dyshohet se janë të vdekur pasi ata u zhdukën nga dy anije në detin Mesdhe, të cilat ishin nisur nga Libia dhe Maroku, thonë Kombet e Bashkuara.
“Rreth 53 vetë kanë vdekur në Detin Alboran, Mesdheun perëndimor, sipas informacioneve të fundit nga burimet e OJQ-ve,” tha në një deklaratë të shtunën komisariati i lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
“Një i mbijetuar është shpëtuar nga një anije peshkimi që kaloi aty pranë, ndërsa ai mbeti i bllokuar për më shumë se 24 orë në det dhe tani po merr trajtim mjekësor në Marok”.
UNHCR shtoi se disa anije e shpëtimi marokene dhe spanjolle kërkuan të mbijetuarit për disa ditë, por pa sukses.
Ndërkohë, organizata joqeveritare “Sea Watch” tha në një deklaratë të shtunën, se kishte vetëm tre të mbijetuar nga një anije në Mesdheun Qendror.
Kjo organizatë raportoi se ata kishte shpëtuar 47 vetë në brigjet e Zuwarah të Libsë të shtunën pasdite.







