Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e Sabit Gecit mirëpo, shumëkush e ngatërroi atë me Gani Gecin.
Gjatë ditës së sotme është bastisur shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci dhe shumëkush e ngatërroi Sabit Gecin me Gani Gecin.
Duke e parë këtë ngatërresë që është bërë, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar publikisht se që nga dita e sotme ai do ta ndërroj mbiemrin e tij.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se tani e tutje ai do ta mbart mbiemrin e gjyshit të tij, pra Bajraktari.
Postimi i plotë i Gecit pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetarë,
për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.
Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale ti vërtetoj këto.
Llaushë
Me respekt,
GANI BAJRAKTARI.