Drita Hasani nga fshati Kralevc i Podujevës do të bëhet më shtëpi të re. Kjo pasi, këngëtari Labinot Tahiri, ka vendosur që të ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.
Labinot Tahiri përmes një videoje që ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” pasqyron gjendjen e vështirë të familjës së Dritës.
Bashkangjitur me video, Tahiri ka kërkuar edhe ndihmën e të tjetërve, siç ka thënë ai me pak punë mund të arrijm t’i kompletojmë shtëpinë familjes së Dritës.
“Vëllezër e motra, ishte njē themel që kemi mundësi mbi tē, tē ndërtojmē shtëpinë dhe pēr këtë familje duhen vetem 10.000 euro maximumi për tu bërë izolimi dhe të gjitha gjërat: Kulmi, rryma, dyshemeja dhe besa i lejmë disa para edhe në konto!”, ka shkruar Tahiri.
“Kur Zoti krijoji Diellin, nuk e krijoji vetëm për mua dhe fëmijët e mi, por edhe për këta fëmijë e fëmijet e juaj! Duhet të dim që bota nuk i takon vetëm një Labinoti apo vetëm një individi, hapeni shpirtin dhe ktheni lumturi, harmoni në jetët e njerëzve që jetojmë në këtë shtet, ta duam më shumē se vetën tonē e mē shumē se asgjë tjetër”, ka shtuar ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje qoftë me veshmbathje, qoftë më gjëra tjera. Po ashtu, ka lutur firmat e mëdha, sidomos ato të Podujevës që të ndihmojnë në këtë iniciativë.
Tahiri ka treguar se për fillim nevoiten 1000 copë blloka të kuq, që i bie 6 paleta, 400 copa manta dhe greda 30 copa.
Drita Hasani jeton në kushte të vështira me burrin dhe dy fëmijët e saj./Llapi.info