Familja pesë anëtarëshe Tahiri nga Komuna e Podujevës, nuk ka shtëpi që nga paslufta kur edhe iu dogj shtëpia që e patën.
Aktualisht jetojnë në një shtëpi të huaj, e cila nuk i plotëson kushtet elementare për jetë. Familja Tahiri mbijeton vetëm nga ndihma sociale.
Kryefamiljari Hakifi ka edhe probleme shëndetësore gjë e cila ia pamundëson të punojë, andaj familjen e mbanë vetëm me një ndihmë sociale.
“Vij prej një fshati Dumnicë e Poshtme, shtëpinë e kam pasur në Dumnicë, por më është djegur gjatë vitit 1999. Jemi lajmëruar në Komunë, Komuna na kanë strehuar në një vend te Malokt atu kemi nejt një kohë të gjatë. Prej aty na kanë qitë gjykata me Policinë. Këtu jetoj që pesë vjet, kushtet i kemi të liga shumë, me një ndihmë sociale jetojmë. Askush nuk na ndihmon, përveç kush na bjen prej xhamisë, prej kojshive askush tjetër”, ka thënë për RTV 21 Hakif Tahiri, transmeton Llapi.info.
Zonja e shtëpisë, Fatime Tahiri, kërkon që sa më parë t’iu ndërtohet një shtëpi.
Për më shumë video: