Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet B.S. nën dyshimin se është i përfshirë në veprën penale ‘fajde’.

B.S. i lindur më 1964, u arrestua sot në Lipjan. Ai është dërguar në mbajtje për 38 orë.

Gjatë kontrollit policor, në pronën e të dyshuarit në një fshat të Lipjanit, policia ka sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin.

Policia ka sekuestruar:

dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde;
29.520 (njëzet e nëntë mijë e pesëqind) euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale,
dy telefona celularë,
një USB
një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde).