Të paktën 10 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një kolegj që ndodhi në Krime
Zyrtarët thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” ka shpërthyer në kolegjin teknik në Kerç, ku Rusia ka ndërtuar një urë midis gadishullit dhe Rusisë.
Raportet fillestare thonë se bëhet fjalë për një shpërthimime gaz.
Por një zyrtar rus i Rojes kombëtare tha se incidenti ishte një “veprim terrorist” i qëllimshëm.
Sergei Melikov tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një pajisje eksplozive e improvizuar, transmeton Klan Kosova.
Njësitë kombëtare të rojeve kishin arritur në skenën e “aktit të terrorizmit”, tha ai për Interfax.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave të shpërthimit ishin studentë të kolegjit teknik, i cili është një shkollë profesionale për adoleshentët.
Hetuesit lëshuan një deklaratë duke thënë se një pajisje shpërthyese e mbushur me “objekte metalike” kishte shpërthyer në zonën e ngrënies.
Drejtoresha e kolegjit e cila nuk ishte në vendin e ngjarjes në kohën e sulmit, iu tha mediave ruse se burra të armatosur të panjohur kishin hyrë në ndërtesë.
“Kishte shumë kufoma, kufoma të fëmijëve, një sulm real terrorist”, tha ajo.






